Shqiptarët shpërthyen me gola në elitën zvicerane

Sporti

Shqiptarët shpërthyen me gola në elitën zvicerane

Nga: Kemajl Goca Më: 25 maj 2015 Në ora: 17:55

Sulmuesin nga Kosova, Shkëlzen Gashi, vetëm edhe një javë e ndan nga epiteti i shënuesit më të mirë në elitën e futbollit zviceran. Ai shënoi golin e 22-të në kampionat dhe ndihmoi kampionin e ri, Baselin që të barazoi si mysafir me rezultat 2:2 me Thun –in, në ndeshjen e javës së parafundit (e 35-ta).

Gashi bëri lojë të mirë me ekipin e tij dhe realizoi në minutën e 73-të, dy minuta më vonë edhe bashkëlojtari i tij, Kakitani. Nga ana tjetër, shqiptari Berat Sadiku, u tregua superior në fanellën e Thunit, duke shënuar dy gola dhe ishte sebep që skuadra e tij ndali një pikë.

Sadiku shënoi në minutën e 16-të e 87-të. Ky ishte goli i 11-të për Sadikun, që kanë qenë prej më të mirëve në fanellën e skuasdrës së tij. Sadiku u paraqit titullar për Thunin, kurse Arlind Ajeti e Albian Ajeti standardë për Baselin. Gashi aktivizohet në minutën e 63-të në vend të Albian Ajetit. Baseli kryeson me 75 pikë, kurse Thuni është i treti me 52 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat