Kam duruar shumë këtë vit!

Sporti

Kam duruar shumë këtë vit!

Më: 25 maj 2015 Në ora: 17:44

Thonë shumë herë se dhe durimi e ka fundin e vet. Kështu është edhe me mbrojtësin brazilian, Dani Alves, që luan për Barcelonën, i cili ka shumë mundësi të largohet nga kolektivi. Futbollistit i skadon kontrata në fund të qershorit, ndërsa mendon një herë për finalen e Champions League, ku me 6 qershor takohen me Juventusin. “Kam duruar shumë këtë vit duke dëgjuar shumë dëngla. Prandaj më duhet të flas.

Sepse nuk jam respektuar dhe ka një kufi. Kur them se nuk jam respektuar, e kam fjalën për anëtarët e bordit, të cilët kanë folur për mua. Ata thonë se unë po i ndjek paratë, por unë nuk mendoj për para, mendoj që të vlerësohet ajo që bëj. Nëse ata nuk e vlerësojnë atë që bëj, atëherë ky klub nuk është për mua... Presidenti e di çfarë duhet të bëjë për të më mbajtur. Tash për tash, i kam të dyja këmbët dhe mendjen jashtë klubit, por jam i përkushtuar te skuadra”, ka thënë mes të tjera Alves.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat