Ka ende tensione!

Sporti

Ka ende tensione!

Më: 25 maj 2015 Në ora: 16:53

A ka ende tensione mes skuadrës së Red Bull dhe asaj të Renaultit? Për momentin ka ende tension mes Red Bullit dhe Renault, por shefi i skuadrës Red Bull, Christian Horner garanton se largimi nga Formula 1 nuk është një opsion. Mes palëve ka pasur fërkime të shpeshta të cilat kulmuan kur Helmut Marko hodhi idenë e tërheqjes nga kampionati, nëse Renault nuk arrin të reagojë me rezultate më të mira. Në garën e fundit, Kvyat u rendit i katërti dhe Ricciardo i pesti, por te Red Bull mendojnë se në rrugët e Monacos peshën më të madhe e kishte makina dhe më pak motori. “Kemi zgjidhur disa probleme që nuk kanë të bëjnë me Renault dhe rezultatet i pamë në Çmimin e Madh të Monacos”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat