Ja ku duhet të shkojë Januzaj!

Sporti

Ja ku duhet të shkojë Januzaj!

Më: 25 maj 2015 Në ora: 16:27

Futbollisti i talentuar shqiptar, Adnan Januzaj, sipas të gjitha gjasave do të largohet gjatë kësaj vere nga Manchester Utd. Mirëpo, ende nuk është thënë fjala përfundimtare nga drejtuesit e klubit të ‘Djajve të Kuq’, por ndërkohë ish-drejtori i skuadrës PSV, Frank Arnesen, e këshillon Januzajn që të shkojë në FC Everton. “Te PSV, i njoh njerëzit atje, ata do të gëzoheshin me ardhjen e Januzajt, sikur ta kishin fituar titullin. Por nuk mendoj se Januzaj dëshiron të largohet nga Anglia. E di se Roberto Martinez i Evertonit është i çmendur për të”, ka thënë Arnesen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat