Bayernit, 25 herë urime për titullin e 25!

Sporti

Bayernit, 25 herë urime për titullin e 25!

Nga: Bahri RASHICA Më: 25 maj 2015 Në ora: 14:50

Të shtunën më 23 maj, u mbyll Kampionati i 52-të në Bundesligen Gjermane. FC Bayerni nga Mynihu për të 25-tën herë Festoi Titullin dhe mbanë rekordin e më të mirit në Gjermani për futboll. Në Edicionin e 52-të, Bayerni, fitoi 25 lojë, 5 humbje e 4 barazime. Me dhimbje lamtumirë i thanë Ligës së parë Admir Mehmeti me ekipin e Freiburgut dhe Alban Meha me atë të Paderbornit. Nga Liga e dytë në të parën hynë
Ingolstadt dhe Darmstadt përderisa ndeshjen pley off do ta luajnë Hamburgu kundër Karlsruhes.

Trajneri i Bayernit, Pep Guardiola, u pa të jetë i kënaqur edhe pse e fitoi vetëm Trofeun e Bundesligës duke i humbur Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Gjermanisë. Kampionati i Ri 2015/2016 nisë më 14 -16 gusht. Bayernit, 25 herë urime
për Titullin e 25 që shumë shqiptarë njëherit edhe janë simpatizantë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat