Edhe Platini kundër Blatterit

Sporti

Edhe Platini kundër Blatterit

Më: 25 maj 2015 Në ora: 14:45

FIFA ka nevojë për një lider të ri, kështu mendon presidenti i UEFA-s, Michel Platini. Ai në një farë mënyre është kundër presidentit të FIFA-s, Sepp Blatter. Numri një asociacionit evropian të futbollit nuk e sheh me sy të mirë nëse Blatter sërish zgjidhet president i FIFA-s.

“Pozita ime është, siç kam thënë shumë herë, se FIFA ka nevojë për një lider të ri. Nuk kam asgjë kundër Sepp, ai është njeri i cili më pëlqen privatisht, dhe e respektoj atë. Po ashtu e kam mbështetur atë në të kaluarën, e kam ndihmuar shumë në zgjedhjen e tij të parë në vitin 1998, dhe tri zgjedhjet që kanë pasuar. Ne kemi momente të shkëlqyeshme së bashku të cilat asgjë dhe askush nuk mund t’i fshijë. Ai ka bërë gjëra të mira, dhe ka marrë vendime të mira, ndonjëherë në situata shumë të vështira.

Ka arsye se pse personalisht kurrë nuk do ta sulmoja”, tha Platini. “Por, ai nuk ka nevojë të gënjejë. Ne të gjithë e dimë se ai nuk rikandidon pasi ka misione të pambyllura ose se ka plane të mëdha për FIFA-n. Pas 40 vitesh në krye të një institucioni, bisedat e tilla nuk janë të besueshme. Ai thjesht ka frikë nga e ardhmja, pasi ai ia ka dhënë jetën e tij FIFA-s, aq shumë sa tash e identifikon veten me të”, ka thënë Platini për revistën franceze L'Équipe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat