Afër finales së madhe

Sporti

Afër finales së madhe

Më: 25 maj 2015 Në ora: 14:11

LeBron James tregoi mjeshtrit e tija në parket dhe ishte më i merituari që skuadra e tij, Cleveland Cavaliers, shënoi fitore të ngushtë me rezultat 114:111 ndaj Atlantës, në ndeshjen e tretë të finales së Konferencës së Lindjes në NBA. Cleveland është shumë afër titullit në Lindje dhe një fitore e ndan nga finalja e madhe e NBA-së. Basketbollisti James me 37 pikët e tija qe fatal për Atlantën. Ndeshja deri në fund ka qenë me rivalitet të madh, ku kënaqi 20562 shikues që ishin tubuar në Cleveland. Jeff Teague me 30 pikë të shënuara, por qe pamundshme ta evitojë humbjen e tretë në finale. Cleveland udhëheq me 3:0 në seri të fitoreve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat