Ancelotti lë me gojë hapur Milanin?

Sporti

Ancelotti lë me gojë hapur Milanin?

Më: 25 maj 2015 Në ora: 13:56

Drejtuesit e Milanit shpresojnë se do ta kthejnë në mjedisin tyre si trajner Carlo Ancelottin. Adriano Galliani, administrator i Milanit, ka udhëtuar drejt Madridit për të bindur Ancelottin ka rezultuar i kotë. “Do të ndaloj një vit dhe kam një motiv vërtet serioz për ta bërë një gjë të tillë”, nënvizon Ancelotti në një intervistë dhënë për gazetën “Il Giornale”. “Duhet të kryej një operacion në qafë për shkak të një stenoze sepse prej disa kohësh ndiej mpirje në duar”, tha Ancelotti, që duket se ka lënë me gojëhapur drejtuesit e Milanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat