Kemi fituar më shumë pikë

Sporti

Kemi fituar më shumë pikë

Më: 25 maj 2015 Në ora: 12:54

Manchester Utd e përfundoi edicionin në vend të katërt me 70 pikë të mbledhura. ‘Djajtë e Kuq’ nga 38 ndeshje realizuan 20 fitore, 10 barazime e pësuan 8 humbje, kësisoj do të luajnë në kualifikimet e Champions League. Futbollisti i Manchester Utd, Wayne Rooney, mendon se në edicionin e ardhshëm do të kanë forcë të luftojnë për titullin e kampionit. “Besoj se jemi afër. Shikoni 10, 11 ndeshjet e para dhe mendoj se ne kishim 13 pikë. Kur e mendoni pas këtyre ndeshjeve se ku kemi përfunduar, ne mbase kemi fituar më shumë pikë se çdokush tjetër. Mendoj se jemi afër, nuk ka dyshime për këtë. Ju mund t’i shihni paraqitjet tona, ne po i dominojmë ekipet, dominojmë në posedim, dhe gjëja e fundit është t’i shfrytëzojmë rastet”, ka thënë Rooney.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat