Maradona sërish thumbon Blatterin

Sporti

Maradona sërish thumbon Blatterin

Më: 25 maj 2015 Në ora: 12:24

Legjenda e futbollit argjentinas, Diego Armando Maradona, sërish e ka thumbuar numrin një të asociacionit më të lartë botëror (FIFA), Sepp Blatter. “Nën udhëheqjen e Sepp Blatter, FIFA është kthyer në një turp për të gjithë ata që e duan futbollin. Në një kohë kur është e vështirë të gjesh dikë që e mbështet hapur, shumica mendojnë se ai do të fitojë sërish. Nocioni i një mandati të pestë në vitin 2015 është absurditet. Pyetja ime për Blatter është: Çfarë ke bërë në këto katër mandate? Unë them se kemi një diktator të përjetshëm, të cilit i mungon frymëzimi dhe pasioni që duhet të ketë futbolli”, ka thënë Maradona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat