Tragjedi e rëndë, futbollisti humbë jetën (Video)

Sporti

Tragjedi e rëndë, futbollisti humbë jetën (Video)

Më: 25 maj 2015 Në ora: 10:46

Sërish e ka përfshirë tragjedia futbollin argjentinas. Një futbollist humbë jetën në fushën e lojës. Pas ndarjes nga jeta të mbrojtësit Emanuel Ortega, i cili u lëndua në fushë dhe u shua në spital pasi mjekët nuk arritën ta nxirrnin nga gjendja e komës. Fatkeqësia e radhës ndodhi në një takim të Ligës së Dytë të Argjentinës kur mbrojtësi i Atletico Parana, Cristian Gomez ra pa ndjenja teksa luante kundër Boca Unidos.

Ndeshja deri në atë moment ishte 1:0 për vendasit. Kishin kaluar vetëm 30 minuta nga fillimi i ndeshjes. Gjithçka dukej se po shkonte në rregull, deri në momentin kur 27-vjeçari u pa i shtrirë krejt papritur. Në fushë pllakosi ankthi. Lojtarët nuk dinin ç’të bënin, hoqën fanellat dhe u munduan ta freskonin, ndërkohë që mjekët po i jepnin ndihmën e parë.

“Bëmë gjithçka për ta mbajtur gjallë, por ai ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital nga një atak në zemër”, tha mjeku i skuadrës vendase Miguel Darre, ndërsa delegati i ndeshjes tha se kjo që ndodhi ishte diçka krejt e papritur, pasi Gomez nuk kishte patur kurrë më parë ndonjë problem serioz me shëndetin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat