Donjeta Sadiku: E kam pritur këtë sukses, e kam ëndërruar edhe medaljen e artë

Sporti

Donjeta Sadiku: E kam pritur këtë sukses, e kam ëndërruar edhe medaljen e artë

Më: 25 maj 2015 Në ora: 10:07

Pas Majlinda Kelmendit, është boksierja Donjeta Sadiku që po dridh Evropën. Boksierja jonë dy ditë më parë shkëlqeu në Kampionatin Botërore për junior, duke fituar medaljen e argjendte, dhe për herë të parë vendit tonë i vjen një medalje nga një Kampionat Botëror i boksit.

Donjeta, në gjysmëfinalen e Botërorit mundi rusen, derisa në finale për shkak të lëndimit nuk ia doli që ta fitoj medaljen e artë, megjithatë, Donjeta ia solli Kosovës medaljen e argjend në një eveniment të madh dhe në një konkurrencë tejet të fortë.

Donjeta në një intervistë për KosovaPress, është shprehur e lumtur me suksesin e arritur në Botërorin e juniorëve, por ajo ka shpresuar se do ta mposht edhe amerikanen në duelin finale, por për shkak të lëndimit të pësuar kundër ruses, Donjeta u desh të kënaqej me vendin e dytë në botë.

“E kam pritur këtë sukses, kam pritur suksese edhe më të mëdha që ta fitoj edhe medaljen e art, por nuk shkoi ashtu siç e kisha paramenduar, sepse e pësova lëndimin në gjysmëfinale me rusen, kështu që në finale nuk munda ta tregojë atë që doja. Por, gjithsesi se jam e kënaqur më atë që kam arritur”, tha Sadiku.

Ajo ka shtuar se konkurrenca ka qenë shumë e fortë. Donjeta thekson se akoma nuk e arritur përvojën e duhur, sepse sipas saj, kundërshtaret e saj kishin përvojë shumë më të madhe.

“Konkurrenca ka qenë shumë e fortë, sepse unë nuk kam përvojë të madhe, kurse boksierët tjera kanë pasur përvojë shumë më të madhe, sidomos kundërshtaret e mia siç kanë qenë nga Zvicra, Takistani, rusja e cila ka pasur një përvojë shumë më të madhe se unë e cila ka pasur më shumë së 100 meçe, por unë ia arrita që të fitojë medaljen”, theksoi Donjeta.

Ajo shpreson se në të ardhmen do t’i sjell Kosovës medalje edhe nga Lojërat Olimpike, që është edhe objektiv kryesor i nënkampiones së botës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat