Milner drejt Liverpoolit

Sporti

Milner drejt Liverpoolit

Më: 25 maj 2015 Në ora: 08:47

Liverpooli raportohet se ka gjetur një zëvendësim të përkohshëm të Raheem Sterlingut.

Drejtuesit e klubit anglez ia kanë vënë syrin mesfushorit të Manchester Cityt, James Milner.

Lojtari ka kontratë me Cityn për edhe një vit, por pritet të jetë në mesin e lojtarëve që do të pastrohen nga skuadra, pas një sezoni pa trofe.

Nëse anglezi largohet këtë verë nga Etihad, Liverpooli do të jetë i gatshëm ta kapë atë, për t’i shtuar ca kualitet dhe përvojë skuadrës, e cila pas humbjes së Steven Gerrard pritet ta humbë edhe yllin e ri, Raheem Sterling.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat