Kukësi stërvitet në “Skënder Halili”

Sporti

Kukësi stërvitet në “Skënder Halili”

Më: 24 maj 2015 Në ora: 23:29

Finalja e Kupës me Lacin, do të jetë tejet e rëndësishme për Kukësin, që kërkon trofeun e parë në histori. Për këtë arsye trajneri Radanovic ka vendosur që verilindorët nga tani e mbrapa të stërviten në kompleksin “Skënder Halili”, që i përket klubit të Tiranës. Arsyeja është ambjentimi me barin natyral, pasi fusha ku Kukësi stërvitet aktualisht në Pezë Helmes është me bar sintetik, ashtu si dhe stadiumi Zeqir Ymeri, në të cilin ekipi i Kukësit luan ndeshjet e tij.

Në këtë mënyrë skuadra do të ketë mundësinë të ambjentohet me barin natyral, për të qenë gati për ndeshjen e 29 majit me Lacin, që do të luhet në “Qemal Stafa”. Gjërat më të thjeshta Kukësit ja ka bërë dhe klubi i Tiranës, që ka mirëpritur kërkesën e verilindorëve për t’i vendosur atyre në dispozicion kushtet e nevojshme për përgatitjen sa më të mirë për finalen e Kupës së Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat