Milani “tris” ndaj Torinos

Sporti

Milani “tris” ndaj Torinos

Më: 24 maj 2015 Në ora: 22:54

Milani shkëlqen më në fund në “San Siro” në ndeshjen e fundit në stadiumin e tij për këtë sezon, teksa me 10 vetë arrin të mundë 3-0 Torinon duke rikthyer në gol pas më shumë se 6 muajsh dhe El Sharaawyn. Kuqezinjtë kërkonin të mbyllnin në mënyrë dinjitoze një sezon të komplikuar dhe përballë Torinos luajtën ndeshjen e përsosur duke gjetur golin pas vetëm 18 minutash lojë me “faraonin”.

Ndeshja pozitive e kuqezinjve u komplikua në të 43-tën, kur Zaccardo doli me të kuq nga fusha, megjithatë një tjetër i kuq në të 57-tën për Molinaron, që shkaktoi gjithashtu dhe 11-metërsh i dha Milanit mundësinë për të luajtur sërish me forca të barabarta në fushë e njëkohësisht për të gjetur dhe golin e dytë me Pazzinin.

Kjo ishte penalltia e 10-të sezonale për Milanin, që është gjithashtu dhe një rekord për këtë kampionat. Vulën ndeshjes ja vuri El Sharaawy, që në të 65-tën shënoi dhe golin e 3-0.

3 pikë për skuadrën e Inzaghit, që nga ndeshja e tij e fundit në “San Siro” si trajner i kuqezinjve mund të kujtojë një fitore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat