Suarez mposht Messin dhe Neymarin

Sporti

Suarez mposht Messin dhe Neymarin

Më: 24 maj 2015 Në ora: 22:10

Luis Suarez e ka fituar një trofe para Messit e Neymarit.
Sulmuesi uruguaian, Luis Suarez, e ka fituar trofeun EFE i cili i jepet lojtarit më të mirë latin në La Liga për stinorin 2014/15.

Suarez e fitoi këtë epitet para shumë yjeve, sikurse dy bashkëlojtarëve të tij, Neymar e Leo Messi.

“Unë ndihem shumë mirë për këtë çmim. Jam krenar që në stinorin tim të parë e kam fituar këtë çmim, marrë parasysh sa lojtarë të mrekullueshëm latin luajnë në ligë”, u shpreh Suarez pasi fitoi këtë trofe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat