‘Kur Messi merr topin në këmbë, askush s’e di çfarë të pret’

Sporti

‘Kur Messi merr topin në këmbë, askush s’e di çfarë të pret’

Më: 24 maj 2015 Në ora: 21:40

Lionel Messi ka marrë një tjetër lëvdatë. Ylli argjentinas, Lionel Messi, është lavdëruar nga trajneri i Juventusit, Massimilliano Allegri.

Ky i fundit ia ka frikën Messit para takimit final të Ligës së Kampionëve që luhet më 6 qershor në Berlin.

“Ta kuptosh Messin është shumë vështirë. Kur ai e merr topin, ti kurrë nuk e di se nga do të shkoj”, u shpreh Allegri, shkruan Mundo Deportivo.

“Me Luis Enriquen këtë vit, skuadra ka luajtur në mënyrë të ndryshme dhe po ju shkon mirë sepse trajektoret e pasimeve të tij janë vdekjeprurëse”, shtoi tutje trajneri i Zonjës së Vjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat