​Cavani shihet si zëvendësues i Tevezit

Sporti

​Cavani shihet si zëvendësues i Tevezit

Më: 24 maj 2015 Në ora: 18:18

Sulmuesi Carlos Tevez sipas të gjitha gjasave do të braktis Juventusin në fund të këtij edicioni. E ardhmja e tij pritet të jetë në Argjentinë tek skuadra e Boca Juniors.

Sipas medieve në Itali, “Zonja e Vjetër” po planifikon transferimin e sulmuesit te PSG-së, Edison Cavani, i cili shihet si një zëvendësim i duhur për argjentinasin Tevez, pasi Cavani ka luajtur edhe në të kaluarën në Seria A.

Po ashtu edhe Fernando Llorente mund të largohet nga Torino, dhe Juventusi duhet të mendojë edhe për zëvendësimin e tij. ndryshe Juve është kampion dhe fitues i Kupës në Itali, kurse më 6 qershor në Berlin do të luajë në finale të Championsit kundër Barcelonës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat