Chelsea kampion, Liverpoli pësoi debakël

Sporti

Chelsea kampion, Liverpoli pësoi debakël

Nga: K.Goca Më: 24 maj 2015 Në ora: 17:55

Skuadra e Chelseat para shikuesve të vet ka festuar titullin e kampionit të ri në Premier League. Chelsea para shikuesve të vet shënoi fitore me rezultat 3:1 kundër Sunderlandit. Trajneri i Chelseat, Jose Mourinho, me ekipin e tij janë të lumtur për titullin e kampionit. Chelsea fitoi me golat e Costas (37’-nga penalltia) e Remy (70’ e 88’) dhe për mysafirët: Fletscher (26’). Chelsea zuri vendin e parë me 87 pikë. Liverpooli pësoi debakël me rezultat 6:1 nga Stoke vendas. Liverpooli me fiasko e përfundoi edicionin, nga e cila skuadër është pritur më shumë. Stoke shkëlqeu me lojë dhe triumfoi me golat e Diouf (22’ e 26’), Walters (30’), Adam (41’) e N’Zonzi (45’), Crouch (86’) dhe për Liverpoolin: Gerrard (70’).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat