Prishtina tronditet, humbë hapin për titull

Sporti

Prishtina tronditet, humbë hapin për titull

Nga: Kemajl Goca Më: 24 maj 2015 Në ora: 17:51

Hajvalia nuk e fali Prishtinën, por e mundi me rezultat 2:0, duke ia ndalë në gjysmë rrugën për titullin e kampionit në Raiffeisen Superligë. Prishtina nuk arriti të tregoi lojën e pritur në fushën në Kishnicë dhe u mposht, duke ngecur për 8 pikë larg kryesuesit të tabelës. Në minutën e 32-të, Semir Zeneli,shënoi për epërsinë 1:0, ndërsa Mërgim Pefqeli e vulosi fitoren 2:0 në minutën e 84-të, kësisoj i shkaktuan humbje të rëndë Prishtinës. Në fakt, Prishtina humbi hapin për titullin e kampionit, e cila bie në vend të tretë me 55 pikë, kurse Feronikeli është i pari me 63 pikë, kurse Hajvalia e katërta me 50 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat