Valdet Krasniqi sërish i pari

Sporti

Valdet Krasniqi sërish i pari

Më: 24 maj 2015 Në ora: 17:08

Anëtari i klubit Prishtina RT (Prishtina Racing Team) është fitues i garës së tretë për Kampionatin e sivjetmë të Kosovës në autombolizëm, e cila u mbajt të dielën në Grashticë. Krasniqi me veturën e tij Lancia fitoi në kategorinë e pestë me kohën 3:23.588 minuta dhe njëkohësisht e pati kohën më të mirë përfshirë të gjitha kategoritë. Pozita e dytë në kategorinë e pestë i takoi Naim Dashajt po nga Prishtina RT me Subaru, ndërsa i treti u rendit Liridon Kalenderi i Prizreni D&G me Renault.

Rivalitet i madh ishte edhe në kategorinë e dytë ku triumfoi Alban Berisha i Prizreni D&G me Suzuki, i cili pati kohë prej 4.09.454 minuta, ndërsa Besnik Çitaku i Prishtina RCP me Opel ishte më i ngadalshëm për vetëm 1.103 sekonda.

Në konkurrencën ekipore më e suksshme ishte Prishtina RT, ndërsa pas saj u renditën Prizreni D&G dhe Prishtina RCP.
Kampionati vazhdon pas dy javësh me garën e cila do të zhvillohet në Prizren.

Fituesit sipas kategorive
Kategoria e parë:

1. Ismail Smani (Prizreni D&G) 4:26.971
2.Afrim Spahi (Prizreni D&G) +06.865
3.Kreshnik Mariqi( Prizreni D&G) +08.904
Kategoria e dytë:
1.Alban Berisha (Prizreni D&G) 4:09.454
2.Besnik Çitaku (Prishtina RCP) +01.103
3.Milot Shaqiri (Prizreni D&G) +13.267
Kategoria e tretë:
1.Përparim Dushi (Prishtina RT) 3:43.798
2.Valdet Kaçandolli (Prishtina RT) + 02.899
3.Ylber Rrahmani (Ferizaj) +17.593
Kategoria e katërt:
1.Arbnor Musliu (Prishtina RCP) 3:47.818
2.Besfort Bunjaku (Ferizaj) +04.844
3.Rexhep Bytyçi (Ferizaj) + 11.209
Kategoria e pestë:
1. Valdet Krasniqi (Prishtina RT) 3:23.588
2. Naim Dashaj (Prishtina RT) + 08.874
3. Liridon Kalenderi (Prizreni D&G) +10.140
Kategoria e gjashtë:
1. Bardhyl Canolli (Prishtina RT) 3:38.139
2. Xhemshit Hasani (Prishtina RCP) +05.847
3. Kastriot Buqaj (Prishtina RT) +14.532

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat