Çfarë thotë Ronaldo për Ancelottin?

Sporti

Çfarë thotë Ronaldo për Ancelottin?

Më: 24 maj 2015 Në ora: 16:47

Me tregolëshin ndaj Getafes, Cristiano Ronaldo theu rekordin e tij personal të golave të shënuar në një sezon të vetëm. Portugezi që kishte rregjistruar sezonin e tij më të mirë në këtë aspekt në 2011-2012 kur tundi rrjetën 60 herë, ndaj Getafes shënoi golin e tij të 61 duke përfshirë të gjitha kompeticionet me 48 gola të shënuar në kampionat, 10 në Champions League, 2 në Superkupën e Europës dhe 1 në Kupën e Mbretit. Me 48 golat në La Liga, numri 7 i Realit theu njëkohësisht edhe rekordin e tij të shënimit në kampionat, duke shënuar dy gola më tepër se 46 finalizimet që realizoi në 2011-2012.

Megjithatë një shifër e tillë nuk mjaftoi për të mposhtur rivalin e tij të madh Lionel Messin që shënoi 50 gola në sezonin 2011-2012, duke u bërë lojtari që ka shënuar më tepër gjatë një sezoni në gjithë historinë e La Ligas. Pavarësisht arritjeve në planin personal, këto rekorde ruajnë një nuancë shijeje të hidhur për Ronaldon që nuk arriti të fitonte asnjë trofe në këtë sezon.

Te Reali mbetet në dyshim e ardhmja e Ancelotit dhe Ronaldo e bëri të qartë mendimin e tij në lidhje me këtë çështje duke postuar një foto ku shfaqet bashkë me Ancelotin në Instagram të shoqëruar me komentin, ” Një trajner i madh dhe njeri i mahnitshëm. Shpresoj që të punojmë bashkë sezonin e ardhshëm” .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat