Besa mposhti Drenicën

Sporti

Besa mposhti Drenicën

Nga: K.Goca Më: 24 maj 2015 Në ora: 15:57

Besa e Pejës shënoi fitore me rezultat mininmal 3:2 kundër Drenicës nga Skenderaj. Pejanët vazhdojnë të ruajnë hapin në luftë për titullin e kampionit. Pejanët ishin më të mirë dhe arkëtuan tri pikë të pritura, me shpresë se deri në fund do të arrijnë qëllimin në luftë për titullin e kampionit.

Në minutën e 28-të, futbollisti Fatih Karahoda shënoi për epërsinë 1:0 pas asistimit të Durakut, ndërsa epërsinë e dyfishoi sulmuesi Mark Milicaj pikërisht në minutën e 50-të. Milicaj ishte në formë të mirë dhe pason bukur te Fetim Kasapi, i cili realizoi për 3:0 në minutën e 61-të. Kastriot Mehmeti ngushtoi në 3:1 në minutën e 88-të. Në minutën e 90+2, Hysen Tahiri, nga rreth 22 metra shënoi gol dhe për 3:2.

Besa është në vend të tretë me 57 pikë, gjashtë më ak se kryesuesi Feronikeli, kurse Drenica renditet e shtata me 35 pikë të mbledhura pas 30 javëve në Raiffeisen Superligë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat