Feronikeli vazhdon rrugën për titull

Sporti

Feronikeli vazhdon rrugën për titull

Nga: Kemajl Goca Më: 24 maj 2015 Në ora: 15:51

Skuadra Feronikelit nga Drenasi kthehet me tri pikë të mëdha nga Mitrovica. Kryesuesi i renditjes shënoi fitore me rezultat 3:1 ndaj TrepÇës ’89, e cila vlerësohej si derbi i javës së 30-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës. Mitrovicasit të parët kaluan në epërsi, por e cila nuk i mjaftoi për të arritur rezultat pozitiv, pasi që mysafirët u treguan shumë më të mirë deri në fund.

Në minutën e 16-të, Musaj për bukuri e gjen Blerand Kurtishajn, dhe ky i fundit pa vështirësi shënoi për 1:0. Mysafirët këndellen dhe arrijnë tri gola të shënojnë deri në fund. Përparim Livoreka harkon në zonë dhe Mendurim Olluri me gërshërë barazon për 1:1. Në pjesën e dytë, Feronikeli, kaloi edhe në epërsi me golin e Behar Maliqit, i cili me kokë mposhti portierin rival (64’). Në minutën e 80-të, Olluri harkon bukur te Xhevdet Shabani i cili me kokë shënon për fitoren 3:1. Feronikeli kryeson me 63 pikë, kurse ’89-shi është në vend të gjashtë me 45 pikë të mbledhura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat