Pse Xhaka u largua nga loja në minutën e 43-të?

Sporti

Pse Xhaka u largua nga loja në minutën e 43-të?

Më: 24 maj 2015 Në ora: 13:33

Mesfushori ofensivë nga Kosova, Granit Xhaka, ka pasur edicionin më të mirë me Monchengladbach. Ai me skuadrën e tij përfunduan në vend të tretë me 66 pikë në Bundesliga I. Futbollisti nga Kosova ka qenë prej më të merituarve që Monchengladbach ka arritur ta sigurojë kualifikimin direkt në garat e Champions League. Në ndeshjen e javës së fundit në Bundesliga I, Monchengladbach, si vendas u mposhtë me rezultat 3:1 nga Augsburg, ndërsa Xhaka u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 21-të dhe u zëvendësua në atë të 43-të. “U largova nga loja në pjesën e parë, sepse do të përjashtohesha në faullin e radhës. Ne sigurisht se jemi të zhgënjyer që nuk e fituam ndeshjen. Ne dëshiruam të fitonim, por fatkeqësisht nuk ishim në gjendje”, tha Xhaka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat