Edhe një trofe për Kasamin

Sporti

Edhe një trofe për Kasamin

Më: 24 maj 2015 Në ora: 12:56

Futbollisti shqiptar, Pajtim Kasami, ka fituar edhe një trofe me skuadrën e Olympiakosit nga Greqia. Ata në finalen e Kupës së Greqisë shënuan fitore me rezultat 3:1 në ballafaqim me Skoda Xanthin. Kasami u paraqit nga minuta e 83-të në finale dhe ndihmoi skuadrën drejt trofeut. Për Olympiakosin shënuan: Jara (45’), Dominguez (63’) e Fortounis (80’) dhe për Skoda Xanthi: Kapetanos (87’). Shqiptari që luan për kombëtaren e Zvicrës ishte ndër futbollistët më të mirë në Greqi dhe ia doli me ekipin e tij pos titullit, ta shijojë edhe Kupën, kjo është hera e 27 që e fituan Kupën shtetërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat