Prishtina, fitues e Kupës së Kosovës

Sporti

Prishtina, fitues e Kupës së Kosovës

Më: 24 maj 2015 Në ora: 12:45

Në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, u zhvilluan garat për Kupën e Kosovës për seniorë. Në këtë garë morën pjesë tetë ekipe për meshkuj: Prishtina, ‘Ahmet Hoxha’, ‘Shkolla’, Prizreni, Theranda, ‘Dodona’, ‘Sharri’ dhe dy për femra: Prishtina dhe ‘Shkolla’. Takimet u zhvilluan me sistem eliminues. ‘Dodona’ me vështirësi e mundi Prizrenin me rezultat 3:2, ndërsa KP ‘Shkolla’ e mundi Sharrin me 3:1, kurse ‘Ahmet Hoxha’ gjunjëzoi me 3:0 Therandë. Në gjysmëfinale, Prishtina e mundi me 3:0 Shkollën, kurse ‘Ahmet Hoxha’ me 3:0 ‘Dodonën’. Në finale Prishtina fitoi me rezultat 3:0 ndaj ‘Ahmet Hoxhës’. Te femrat, Prishtina triumfoi me 3:0 kundër ‘Shkollës’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat