Wilmots: Januzaj, largohu!

Sporti

Wilmots: Januzaj, largohu!

Më: 24 maj 2015 Në ora: 12:29

Adnan Januzaj shumë pak ose fare hiq nuk po luan në petkun e Manchester Utd dhe kjo po i kushton që mos të ftohet në kombëtaren e Belgjikës nga përzgjedhësi Marc Wilmots. Futbollisti i talentuar shqiptar gjithsesi se duhet të ndërrojë mjedis për të gjetur veten në kombëtare, ndryshe nuk do të ftohet nga Wilmots, i cili i ka sugjeruar që të largohet nga ‘Djajtë e Kuq’. Ai edhe për takimet e fundit eliminatore për Euro 2016 fare nuk e ka ftuar Januzajn. “Januzaj kohëve të fundit nuk ka pasur aspak minutazh te skuadra e Manchester Utdt. Ai duhet të gjejë një skuadër të re, ku mund të luajë më shumë”, ka thënë Wilmots.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat