Miftari në krye të Hajvalisë

Sporti

Miftari në krye të Hajvalisë

Nga: K.Goca Më: 24 maj 2015 Në ora: 12:22

Mentor Miftari, njihet si trajner i shquar, i cili një kohë të gjatë ka drejtuar klubin e futbollit KEK-u nga Kastrioti. Ai është emëruar kryetrajner i ri Hajvalisë dhe me synime që në edicionin e ri të ndërtojë një ekip sa më të fortë. Në faqen e facebookut të klubit Hajvalia konfirmohet se Miftari ka marrë postin e kryetrajnerit dhe pritet që nën drejtimin e tij të arrijnë suksese të mëdha. Hajvalia gjatë këtij edicioni mbeti pa trofe, megjithëse llogaritej si ndër kandidatët kryesor për titull.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat