Enrique: Ishte Reali më i mirë i viteve të fundit, por ne e mposhtëm

Sporti

Enrique: Ishte Reali më i mirë i viteve të fundit, por ne e mposhtëm

Më: 24 maj 2015 Në ora: 11:44

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka thënë se skuadra aktuale e Realit ishte skuadra më e mirë e viteve të fundit, mirëpo sipas tij, Barcelona ishte ende më e mirë.

Luis Enrique ka thënë se Bacelona arriti të dalë përmbi një Reali më të mirë të disa viteve të fundit.

“Ky është një sezon që tregon se ne kemi bërë mirë përgjatë tërë sezonit”, tha Enrique.

“Ne kishim një sezon të mirë, edhe më të mirë kur mendon se ky Real ishte më i miri i disa viteve të fundit. Ata kanë luftuar dhe i kanë vështirësuar gjërat për ne”, përfundoi Enrique.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat