Bayerni do të jetë më i fortë në sezonin e ardhshëm

Sporti

Bayerni do të jetë më i fortë në sezonin e ardhshëm

Më: 24 maj 2015 Në ora: 09:17

Pep Guardiola është zotuar se Bayern Munichu do të jetë ekip më i fortë në edicionin 2015/2016.

Bavarezët ngritën titullin e tretë radhazi në Bundesliga, megjithatë ky ishte trofeu i vetëm sivjet pas eliminimit nga DFB-Pokal dhe Liga e Kampionëve.

Klubi gjerman e pati fituar më herët matematikisht titullin, mirëpo festa zyrtare u bë të shtunën pas fitores prej 2-0 ndaj Mainzit.

“Dua ta uroj skuadrën, stafin tim dhe tifozët tanë. Ata na dhanë mbështetje të madhe, sidomos ndaj Barcelonës”.

“Në sezonin e ardhshëm do të jemi akoma më të fortë. Shpresoj ta ndërtoj skuadrën më të mirë të mundshme”, ka thënë spanjolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat