Bylis mund Tërbunin, është kampion i Kategorisë së Parë

Sporti

Bylis mund Tërbunin, është kampion i Kategorisë së Parë

Më: 23 maj 2015 Në ora: 22:47

Titulli kampion i Kategorisë së parë është vula e një sezon fantastik për Bylisin. Skuadra ballshiote që vetëm pak ditë më parë siguroi ngjitjen në Kateggorinë Superiore në një finale dramatike me Lushnjën, mposhti në Elbasan Arena me rezultatin 2-0 Tërbunin për ti bërë sezonit mbylljen më të bukur të mundshme.

Në praninë ë një numri relativisht të vogël tifozësh me rreth 400 përkrahës nga të dyja skuadrat që ishin prezentë në tribunat e impiantit më të ri sportiv në vend, Bylisi ishte superior nga Tërbunit edhe pse pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura. Skuadra ballshiote gjeti avantazhin në minutën e 61 me Mustafarajn, por fitorja u vu në kasafortë vetëm në fund pasi goli i sigurisë erdhi në sekondat e fundit të shtesës me Dramin që shënoi golin e 2-0 për skuadrën e Roland Nenajt që tani përgatitet për Kategporinë superiore ku rikthehet pas vetëm një viti mungesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat