Balaj e bën rrugë, tjetër gol për Rijekën

Sporti

Balaj e bën rrugë, tjetër gol për Rijekën

Më: 23 maj 2015 Në ora: 22:42

Bekim Balaj nuk ndalet së shënuari në kampionatin kroat. Sulmuesi shqiptar gjeti sërish rrugën e rrjetës me skuadrën e tij Rijeka në takimin që këta të fundit fituan me rezultatin 3-0 përballë Osijek. Balaj zhbllokoi shifrat me golin e tij në minutën e 18-të duke i hapur rrugën e fitores Hnk Rijekas. Ky ishte goli i 9-të në kampionat për bomberin e kombëtares kuqezi dhe i 10-ti me fanellën e Rijekas që nga transferimi i tij në muajin Janar te skuadra e drejtuar nga Matjaz Kek.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat