Juventusi i pamëshirshëm, Napoli thuajse jashtë ChL

Sporti

Juventusi i pamëshirshëm, Napoli thuajse jashtë ChL

Më: 23 maj 2015 Në ora: 21:08

Juventusi është treguar i pamëshirshëm duke mundur 3 me 1 Napolin megjithëse e kanë fituar tashmë titullin.

Bardhezinjtë luajtën thuajse me stolin duke qenë se Pirlo, Tevez, Chiellini, Vidal etj, ishin në stol.

Golin e parë e shënoi Pereyra por Napoli barazoi në minutën e 50 me Lopez.

Por napoletanët nuk kishin fuqinë e duhur për të kthyer sfidën dhe Juventusi shënon sërish këtë herë me Sturaron.

Në fund një episod i shëmtuar, Britos i Napolit godet me kokë në hundë Moratan.

Të kuq për qendërmbrojtësin dhe penallti për Juventusin.

Goli i tretë u shënua nga Pepe i cili kishte më shumë se dy vite që nuk shënonte për Juventusin për shkak të dëmtimit që e mbajti jashtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat