Qatip Osmani vazhdon edhe një vit me Renovën

Sporti

Qatip Osmani vazhdon edhe një vit me Renovën

Më: 23 maj 2015 Në ora: 18:36

Qatip Osmani mbetet trajner i Renovës të paktën edhe për një vit tjetër. Skuadra xhepçishtase dhe tekniku tetovar kanë arritur akordin për vazhdimin e bashkëpunimit edhe për sezonin e ardhshëm. Qatip Osmanit i skadonte kontrata me përfundimin e sezonit aktual dhe përkundër shpekulimeve të shumta në lidhje me të ardhmen e tij, ai nuk do të ndrojë mjedis. Vazhdimi i bashkëpunimit vjen pasi Rabotniçki në mesjavë fitoi Kupën dhe mundësoi që Renova të jetë pjesë e eliminatoreve të Liga Evropës, duke bërë drejtuesit e klubit më këmbëngulës në tentimin për të mbajtur në pankinë trajnerin e suksesshëm. Lajmin për vazhdimin e kontratës me trajnerin për TV Alsat e konfirmoi drejtori sportiv i Renovës, Lirim Saiti. Qatip Osmani ka dalë kampion me Shkëndijën e Tetovës, ndërsa ka fituar edhe Super Kupën e Maqedonisë me të njëjtën skuadër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat