Zyrtare! Berlusconi konfirmon trajnerin e ri të Milanit

Sporti

Zyrtare! Berlusconi konfirmon trajnerin e ri të Milanit

Më: 23 maj 2015 Në ora: 16:56

Silvio Berlusconi ka dhënë konfirmimin për trajnerin e ri të klubit.

Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, ka dhënë një lajm të rëndësishëm për të ardhmen e klubit “rossonero”.

Berlusconi deklaroi se trajner i ri i Milanit do të jetë Carlo Ancelotti, gjithnjë nëse vërtetohen shkrimet e mediave spanjolle që italiani do të shkarkohet sot pas sfidës ndaj Getafes.

“Unë nuk jam shumë për rikthime, në të kaluarën kemi bërë dhe nuk kemi pasur sukses”, u shpreh Berlusconi për NapoliTV.

“Por, unë jam i lidhur ngushtë me Carletton përmes një miqësie personale. Unë mendoj se ky do të ishte një rikthim pozitiv. Nëse Reali e liron atë, ai do të kthehet te Milani”, shtoi presidenti Berlusconi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat