Klopp, cili do të jetë ekipi i ri?

Sporti

Klopp, cili do të jetë ekipi i ri?

Më: 23 maj 2015 Në ora: 15:20

Jurgen Klopp do të largohet nga Borussia Dortmund pas përfundimit të këtij sezoni. Por, ende nuk dihet se cila do të jetë skuadra e tij e ardhshme.

Ku do të jetë trajner Jurgen Klopp në sezonin e ri? Kjo është pyetja që ende nuk ka marrë përgjigje.

Klopp do të largohet nga Borussia Dortmund pas përfundimit të këtij sezoni.

Dhe, emri i tij ka filluar të përmendet si objektiv i shumë prej skuadrave të mëdha evropiane.

Real Madrid pritet ta largojë Carlo Ancelottin nga posti i trajnerit pas ndeshjes së sotme me Getafen.

Klopp është një prej atyre që mund të jenë pasardhës të italianit.

Mirëpo, nuk përjashtohet as mundësia e angazhimit të tij në ndonjë prej skuadrave të mëdha në Premierligë, përfshirë Manchester Cityn.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat