Van Gaal e refuzoi Realin për Barcelonën

Sporti

Van Gaal e refuzoi Realin për Barcelonën

Më: 23 maj 2015 Në ora: 14:56

Louis van Gaal refuzoi mundësinë e drejtimit të Real Madridit, për t’u emëruar në postin e trajnerit të Barcelonës më 1997.

Menaxheri i tanishëm i Manchester Unitedit, Louis van Gaal e refuzoi mundësinë e kalimit në Real Madrid, për të marrë drejtimin e Barcelonës.

Holandezi erdhi në Camp Nou më 1997, një vit pasi udhëhoqi Ajaxin drejt triumfit në Ligën e Kampionëve.

Mirëpo, ish asistenti i tij, Gerard van der Lem, i cili ishte asistent i Van Gaalit gjatë aventurës në Amsterdam, ka treguar se ai mund të përfundonte në Santiago Bernabeu.

“Real Madrid dhe Barcelona e kërkuan Van Gaalin më 1997”, deklaroi ai për “De Telegraaf”.

“Ai më pyeti se çfarë dëshiroj. I thash se preferoj Barcelonën. Barcelona ka një klimë më të mirë, dukej qytet më i mirë dhe më pëlqen deti. Pastaj ai i filloi bisedimet me Barcelonën”, u shpreh Van der Lem.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat