Menez i lumtur te Milani

Sporti

Menez i lumtur te Milani

Më: 23 maj 2015 Në ora: 14:55

Pavarësisht sezonit zhgënjyes dhe larg objektivave, Jeremy Menez nuk mendon të largohet nga Milani. Në një intervistë për mediat italiane, sulmuesi i kuqezinjve deklaroi se është i lumtur në “San Siro” dhe dëshiron të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm, për t’u ringritur sërish me skuadrën. Menez pohoi se në aspektin personal medon se ka zhvilluar një sezon të mirë edhe pse është i bindur se mund të japë më shumë në të riun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat