Mourinho: Në të ardhmen dua të drejtoj në Angli

Sporti

Mourinho: Në të ardhmen dua të drejtoj në Angli

Më: 23 maj 2015 Në ora: 14:53

Karriera e tij në Angli është shënjuar nga një klub i vetëm, Chelsea. Jose Mourinho është simboli i bluve të Londrës, skuadër me të cilën hodhi bazat për hapjen e një cikli historik. Me rikthimin e tij në “Stamford Bridge”, skuadra e presidentit Abramovich ka rikthyer trofeun e Premier League të Chelsea dhe një meritë të madhe për këtë ka edhe “Special One”. Por edhe pse te blutë ai është njeriu simbol, Mourinho nuk dëshiron ta kufizojë eksperiencën e tij angleze vetëm në “Stamford Bridge”, duke e pranuar se në të ardhmen do ë kërkojë të drejtojë një tjetër skuadër në ishull. Fillimisht ai thekson se dëshiron të qëndrojë për një kohë sa më të gjatë te Chelsea dhe në rast se Abramovich do të vendosë ta largojë, atëherë objektivi i tij do të jetë sërish Premier League.

“Ditën që Abramovich do të mendojë se nuk jam në lartësinë e Chelseat unë do të largohem por dua të vazhdoj të punoj në Angli. Deri në monentin që të ndodhë kjo unë e shikoj vetën pjesë e kësaj skuadre, por nëse ndodh divorci, çdo klub mund të më bëjë një ofertë të shoqëruar me një projekt ambicioz”.

Një deklaratë e sinqertë nga një prej trajnerëve më të përfolur të dekadës së fundit. Mourinho ka folur përherë pa dorashka dhe nuk kursehet as këtë herë.

“Në të ardhmen e shikoj veten në një stol tjetër por Chelsean e dashuroj dhe e ritheksoj që dua të qëndroj deri sa ta vendosë presidenti”.

Gjatë vitit 2013 emri i Jose Mourinhos u lidh me stolin e Manchester United, por drejtuesit e “Djajve të Kuq” vendosën që t’ia besonin stolin britanikut David Moyes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat