Lazio-Roma, për Garcian, derbi vlen sezonin

Sporti

Lazio-Roma, për Garcian, derbi vlen sezonin

Më: 23 maj 2015 Në ora: 14:52

Një derbi që vlen sa për një jetë. Roma po zien nga ethet e një sfidë që vlen jo vetëm sezonin por edhe të ardhmen e dy skuadrave të kryeqytetit italian. Këtë e di më mirë se kushdo tjetër trajneri i verdhekuqve, Rudi Garcia, i cili po përjeton një sezon të çuditshëm pas vitit të parë ku arriti të thyente paragjykimet për t’u kthyer në një simbol të Romës së rilindur pas asaj disfate të hidhur në derbin e finales së Kupës. Pas së Hënës, Garcia nuk do të jetë më i njëjti, ashtu si edhe gjithë skuadra e Romës pasi tifozët dhe shoqëria do të heqin shumë pikëpyetje dhe do të mbajnë një qëndrim më të qartë rreth të ardhmes së trajnerit.

Derbi e pret dhe kjo është një lojë e rrezikshme sepse dy janë mundësitë, rrëzimi pas një sezoni plot dritëhije apo shpëtimi për të marrë gjithçka i takojnë fituesit. Roma e Rudi Garcias kërkon një biletë për në Champions League dhe që prej fillimit të sezonit nuk e ka humbur asnjëherë kontaktin me zonën e Europës që vlen por një humbje ndaj Lazios mund të rrëzojë brenda një nate kështjellën e ndërtuar me punë gjatë dy sezoneve të lodhshme. Në këto dy sezone, Garcia nuk e ka ngritur ende flamurin e bardhë në ndeshjen më të rëndësishme të qytetit, por të Hënën luhet një tjetër muzikë, ajo që i përfshin skuadrat në një luftë ku në lojë mbi të gjitha janë milionat që të dhuron Champions League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat