Reali ia komunikon vendimin Ancelottit

Sporti

Reali ia komunikon vendimin Ancelottit

Më: 23 maj 2015 Në ora: 12:42

Real Madrid e ka njoftuar trajnerin Carlo Ancelotti se ai do të shkarkohet nga posti i trajnerit.

Carlo Ancelotti është njoftuar se Real Madrid ka vendosur ta shkarkojë nga posti i trajnerit.

Stinori pa asnjë titull të fituar është vendimtar në largimin e tij, shkruan e përditshmja sportive madrilene “AS”.

Takimi mes presidentit të Los Blancos dhe ndërmjetësuesit Ernesto Bronzetti ka sjell përfundimin se palët do të kërkojnë shkëputjen e parakohshme të kontratës së Ancelottit, e vlefshme deri më 2016.

Në ndërkohë, Milan është duke bërë përpjekje që ta rikthejë Ancelottin në San Siro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat