Khedira konfirmon largimin

Sporti

Khedira konfirmon largimin

Më: 23 maj 2015 Në ora: 12:10

Është konfirmuar tani largimi i mesfushorit gjerman Sami Khedira nga Real Madridi.

Ka qenë vetë mesfushori që ka treguar për këtë vendim të marrë, ndërsa ai do të largohet si lojtar i lirë pasi nuk e vazhdoi kontratën me klubin madrilen.

“E kam bërë të çartë se nëse nuk luajë shumë do të largohem në fund të sezonit, dhe kjo nuk ndodhi shkaku i lëndimeve. Do të jetë i vështirë largimi nga këtu. Madridi është më i madh se sa e imagjinoja”, tha Khedira për ‘Marcan’.

Ai kaloi pesë vite në Real Madrdit ku u transferua nga skuadra gjermane Sttutgart, ndërsa për të interesim janë duke shprehur shumë skuadra të mëdha evropiane.

Juventus duket favorite, por ai mund të rikthehet edhe në Gjermani tek njëra nga Dortmund ose Schalke, apo në Angli ku po kërkohet nga Arsenal dhe Chelsea.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat