Milani do ta kthejë Ancelottin dhe Ibrën?

Sporti

Milani do ta kthejë Ancelottin dhe Ibrën?

Më: 23 maj 2015 Në ora: 10:00

Milani duket se po mendon seriozisht për ringritjen në nivelin e mëparshëm të skuadrës.

Mediat spanjolle dhe italiane shkruajnë se Milani po punon për ta kthyer Carlo Ancelottin në klub duke i garantuar atij një fond prej 150 milionë eurosh për të bërë transferime.

Ancelotti besohet se të premtën i ka thënë presidentit Florentino Perez se ai dëshiron që të largohet dhe bordi pritet të konfirmojë largimin e Carlitos qysh gjatë ditës së shtunë.

Milani pritet ta marrë Carlo Ancelottin në parametra zero, por kjo nuk është e tëra.

Sipas Marca, Ancelotti do të ketë në dispozicion 150 milionë euro për të bërë transferime të reja, dhe emrat që tashmë po përfolen se do të shkojnë në San Siro janë Radamel Falcao në formë huazimi, Matteo Darmian dhe një rikthim i madh i Zlatan Ibrahimovicit nga PSG.

Mbetet të shihet, por zhvillime dramatike priten te Milani në orët e ditët në vijim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat