Donjeta Sadiku nënkampione e botës në boks

Sporti

Donjeta Sadiku nënkampione e botës në boks

Më: 23 maj 2015 Në ora: 09:27

Boksierja e përfaqësues së Kosovës, Donjeta Sadiku e ka humbur duelin finalen në Kampionatin Botëror të juniorëve, kundër amerikanes Gutierrz Guadalupe.

Donjeta edhe pse bëri një ndeshje mjaft të mirë, megjithatë, përvoja ishte në anën e amerikanes, e cila e fitoj ndeshjen.

Pavarësisht disfatës në finale, megjithatë, Donjeta ka bërë historinë duke u shpall nën kampione e botës në një eveniment të tillë.

Donjeta në tri duelet e mëparshme mposhti gjithë kundërshtarët duke qenë befasia me e madhe e këtij Botërori.

Ndryshe, për paraqitjen e shkëlqyer të Donjes kanë shkruar edhe mediat e huaja. Ky sukses i Donjtes është treguesi më i mirë se Kosova në sportet luftarake po shkëlqen në tapetet evropiane e botërore.

Pas Majlinda Kelmendit tashmë edhe Donjeta është në rrugë të mirë që të prek majat e botës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat