Celina ftohet në ekipin e parë të Cityt

Sporti

Celina ftohet në ekipin e parë të Cityt

Më: 23 maj 2015 Në ora: 08:46

Bersant Celina ësthë ftuar nga trajneri Manuel Pellegrini.

Bersant Celina e ka marrë një lajm të mirë. Futbollisti nga Kosova është përfshirë nga trajneri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini, në listën e futbollistëve të ftuar për turneun e Amerikës, pas përfundimit të këtij sezoni.

Trajneri kilian ka ftuar 28 futbollistë, ndërsa në mesin e tyre shihet edhe përfaqësuesi i Kosovës , i cili luan në rolin e mesfushorit të krahut.

Celina ka luajtur rregullisht në ekipin e të rinjve të Cityt, ndërsa pritet t’i jepet rasti edhe në ekipin e parë, në sezonin e ardhshëm.

City do të përballet me Houstonin më 28 maj, ndërsa një ditë më pas do të luajë me Toronton në Canada.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat