Maldini: Kam refuzuar Unitedin, Arsenalin dhe Chelsean

Sporti

Maldini: Kam refuzuar Unitedin, Arsenalin dhe Chelsean

Më: 23 maj 2015 Në ora: 06:56

Paolo Maldini ka zbuluar se ai kishte pasur oferta të shumta nga Anglia, por i kishte refuzuar të gjitha për të qëndruar gjithë karrierën e tij te Milani.

Këto komente Maldini i ka bërë në një intervistë të dhënë për ish-yllin e Liverpoolit, Jamie Carragher, për emisionin sportiv Sportsmail.

“Kam pasur një ofertë nga Manchester United, por nuk kam biseduar drejtpërdrejtë më ta”, ka thënë Maldini.

“Luca Vialli, kur ishte menaxheri i Chelseat, më telefonoi. Ishte viti 1996. Ne kishim një sezon të keq aso kohe”.

“Ka pasur diçka edhe nga Arsenali, por kurrë nuk kam biseduar me ta drejtpërdrejtë”, ka zbuluar legjenda italiane e futbollit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat