Përfundon takimi, ky është vendimi për Ancelottin

Sporti

Përfundon takimi, ky është vendimi për Ancelottin

Më: 22 maj 2015 Në ora: 23:28

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez dhe ndërmjetësuesi i Los Blancos, Ernesto Bronzetti, kanë biseduar për të ardhmen e trajnerit Carlo Ancelotti.

Para pak minutash ka përfunduar takimi mes Florentino Perez dhe Ernesto Bronzetti.

Presidenti i Real Madridit dhe ndërmjetësuesi i Los Blancos kanë biseduar për të ardhmen e trajnerit Carlo Ancelotti.

Dhe, sipas “Sky Sport 24”, negociatat janë duke shkuar gjithnjë e drejt shkëputjes së kontratës.

Të shtunën kreu i Realit do të ftojë një takim me kryesinë e klubit për t’i njoftuar me vendimin e marrë.

Kurse, Ancelotti do të largohet nga Santiago Bernabeu, në kërkim të një skuadre të re. Milan ka filluar përpjekjet për rikthimin e tij në San Siro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat