Prishtina festoi titullin

Sporti

Prishtina festoi titullin

Nga: Kemajl Goca Më: 22 maj 2015 Në ora: 21:24

Klubi më i trofeshëm në vend, Sigal Prishtina, festoi titullin e kampionit. Prishtinës iu dorëzua Kupa e kampionit nga zyrtarët e Federatës së Basketbollit të Kosovës. Sigal Prishtina dominoi në edicionin e sivjetshëm, ndërsa ndeshjen e tretë finale ishin duke fituar me rezultat 39:26 kundër Pejës deri në momentin e ndërprerjes. Mirëpo, pejanët nuk dolën ta vazhdojnë pjesën e dytë dhe Komesari i garave i FBK-së, vendosi që ndeshja të regjistrohet për Prishtinën me rezultat zyrtar 20:0, ndërsa Peja u përjashtua nga garat. Prishtina kishte një edicion të veçantë nga të tjerët, sepse u bë edhe kampion i Ligës Ballkanike. Prishtina festoi titullin e 10-të të ekipit seniorë, si dhe 10 kupat e fituara vetëm në edicionin 2014/2015 me kategori të ndryshme. Sigal Prishtina është kampion për seniorë i Ligës Ballkanike dhe i Kosovës, fitues i Superkupës, pastaj kampion dhe fitues i Kupës në konkurrencën e femrave, me ekipin B kampion i Ligës së Parë, kampion për U-18, U-16 dhe U-12. Në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, të gjitha ekipet së bashku festuan tituj e fituar këtë edicion. Blerim Mazreku, basketbollist i Sigal Prishtinës, tha se është i lumtur me sukseset e mëdha. “Ky ishte njëri prej edicioneve më të mira për shkak që fituam Ligën Ballkanike. Kjo ishte meritë e të gjithëve, kryesisë, lojtarëve, trajnerit, ‘Plisave’ dhe të gjithë qytetarëve që na përkrahen”, tha Mazreku, por nuk i mbetet merak që se kanë fituar edhe trofeun e IPKO Kupës së Kosovës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat