Mancini: Shaqiri do të jetë lojtar i madh për ne, ja pse!

Sporti

Mancini: Shaqiri do të jetë lojtar i madh për ne, ja pse!

Më: 22 maj 2015 Në ora: 19:52

Roberto Mancini është shumë i lumtur që ka në skuadër Xherdan Shaqirin.

Trajneri i Interit, Roberto Mancini ka deklaruar se Shaqiri ka nevojë për kohë dhe se edicionin e ardhshëm do të jetë shumë i rëndësishëm për skuadrën.

Ai po ashtu tha se është i lumtur që e ka në skuadër një lojtarë të tillë.

“E njoh Shaqirin shumë mirë që kur luante në Basel. Jam i lumtur që kemi nënshkruar me të. Ai do të jetë një lojtar i madh për ne. Ne mendojmë se kemi bërë marrëveshje të mirë me Shaqirin, sepse ai ka kualitete fantastike”, tha Mancini gjatë konferencës për media.

Mancini po ashtu foli për ndeshjen kundër Genoas, ku tha se do të synojnë që në dy ndeshjet e fundit të marrin dy fitore, në mënyrë që të ruajnë gjasat për Europa League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat